Veliaj zbulon ushqimin për të cilin Ajola ka neps gjatë shtatzënisë
Në vjeshtë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet të bëhet baba për herë të parë.
Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, ndodhet në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe pritet të sjellë në jetë një djalë.
Por këtë te diel Veliaj ka qenë i ftuar në “Top Arena”, ku ka folur më shumë mbi ndjesinë e këtij momenti.
Ai e cilësoi si ndjesinë më të bukur që ka përjetuar ndonjëherë.
Ndërkohë i ngacmuar lidhur me ushqimin për të cilin Ajola ka neps, ai tha, “Spinaqi, e do shumë spinaqin”.
Deri më tani çifti nuk ka shprehur ndonjë preferencë për emrin e të voglit që pritet të vijë në jetë.