Vendasi i zhveshur mirëpret familjen mbretërore britanike
Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall u takuan me disa vendas gjatë shëtitjes së tyre në turneun e Zelandës së Re.
Charles, 71 vjec dhe Camilla, 72 vjece po shijonin pamjen e mahnitshme dhe jetën e egër kur burri me një tatuazh të madh Maori i doli para.
Qindra njerëz kishin dalur ti takonin, prandaj Princi nuk bëri asnjë reagim nga vendasi i zhveshur, por thjesht e përshëndeti. Ndërkohë imazhi është bërë viral në rrjete sociale.
Pasi takuan fermerët, anëtarët e familjes mbretërore u nisën me helikopter drejt Kaikoura, vend që u godit nga tërmeti 7.8 ballë në vitin 2016.
Udhëtimi i tyre rrezikonte të mos bëhej prej skandaleve që kanë përfshirë Princin Andrew, por ky i fundit hoqi dorë nga detyrimet mbretërore.