Vendi i parë në botë që ligjëron eutanazinë është…

Eutanazia quhet ndryshe edhe si vrasja për mëshirë, veprimi ose praktika e vdekjes pa dhimbje e personave që vuajnë nga sëmundje të dhimbshme dhe të pashërueshme, apo që kanë çrregullime të rënda fizike, apo duke i lejuar ata të vdesin nëpërmjet ndalimit të trajtimit spitalor apo fikjes së aparaturave që e mbajnë në jetë. Vendi i parë që ligjëroi eutanazinë ishte Holanda më 10 prill 2001 dhe një vit më vonë Belgjika.

–Mendimi se eutanazia është moralisht e lejueshme, daton që nga koha e filozofëve të lashtësisë, si Sokratit apo Platoni. Por ai refuzohet nga besimet tradicionale fetare, të cilat theksojnë se atë që ta ka dhënë Zoti – pra jetën – mund të ta marrë vetëm Zoti.

–Në vitin 1997, Oregoni u bë shteti i parë në SHBA që de-kriminalizoi vetëvrasjen e ndihmuar nga mjeku. Në vitin 2009, Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut, njohu “të drejtën për të vdekur me dinjitet”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?