Vendos ti për të ardhmen tënde

Nga Nertil Dika –
Uroj dhe besoj që mos të ketë përplasje dhe luftë civile me 30-të qershorë, që politikanët e korruptuar ti shpëtojnë burgut dhe të shpëtojnë miliardat që u kanë vjedhur ndër vite qytetarëve më të varfër dhe më fisnik të Europës .
Uroj dhe besoj që populli im të jetë me këmbë në tokë dhe të mos marrë pjesë në votime moniste, dhe të mos ketë përplasje civile.
Uroj dhe besoj që policët e ndershëm të vendit tim të zbatojnë ligjin dhe jo të përdoren si marioneta për të dëmtuar ata që paguajnë taksa që policia të jetë në sherbim të tyre.
Uroj dhe besoj që këto votime mos të bëhen pasi do jenë një njoll e zezë për të ardhmen tonë Euro-Atlantike.
Uroj dhe besoj që kryeministri mos futet në votime pa opozitën, pasi kjo do vertetonte se kryeministri nuk e dëshirion statusin e vendin kandidat.
Uroj dhe besoj që ndërkombëtarët që kanë shekuj që na sorollasin e nuk na lejojnë të jemi një vend europian dhe i zhvilluar nga ana ekonomike, mos të bëjnë përsërin me dashje apo pa dashje gabimet që kanë bërë në shekuj me popullin tone.
Zoti Kryeministër i vendit tim.
Unë refuzoj të votoj,
 në një vend ku krimi shpërblehet me pushtet dhe të varfrit dënohen me burg.
Refuzoj të votoj dhe të jem ndihmë i një regjimi në tentativë.
Refuzoj të votoj për politikan që sot duhet të jenë para drejtësisë.
Refuzoj që me dorën time të firmos diktaturën, që do shaktrronte të ardhmen e një Kombi.
Refuzoj të bëhem palë me të keqen.
Refuzoj të bej diçka që do e vuajn në breza Shqipëtarët e mi.
Motra dhe vellezër refuzoni të votoni me 30-të Qershor.
Mos u bëni pjesë e farsës të një qeverie që nesër do ju marrë lirinë, do ju vras shpresën dhe do ju marrë edhe jetën.
Mos e shisni veten tuaj për lekë apo për një vend pune, pasi neser ajo punë apo ato lekë do jenë makthi juaj për gjith jetën.
Mos u nënshtroni ndaj krimit apo të pasurit, ndaj shefit tuaj apo mashtruesit.
Jetoni të lirë me kokën lart,
mos u përdorni për ti shërbyer atyre që nesër mund të jenë xhelatët tuaj të femijëve apo familjarëave tuaj.
Mos e shisni karakterin për asgjë, jetoni me dinjitet, mos u bëni palë me ata që u vodhën lirinë dhe jetën për gjysmë shekulli gjyshërve dhe prindëve tanë.
Ne nuk mund dhe nuk duhet të vrasim të ardhmen tonë duke qenë të vetëdijshëm për atë që na pret.
Kemi lindur në vendin e Shqiponjave, dhe meritojmë të jetojmë si të tillë.

SHKARKO APP