Venecia mund të humbasë turizmin e lundrimit? Thirrje Unesco-s për të vënë qytetin në “listën e zezë”

Kryebashkiaku i Venedikut i bën thirrje Unesco për të vënë qytetin në “listën e zezë” të tij, gjatë një beteje të vazhdueshme me anijet e lundrimit. Luigi Brugnaro tha se banorët e Venecias nuk kishin besim tek qeveria italiane, pasi një anije udhëtarësh u përmbyt në port, duke plagosur katër vetë, në qershor. Në përgjigje, banorët e Venecias dolën në rrugë për të protestuar, me pankarta nëpër duar me mbishkrimet : “Mbani anijet e mëdha larg nga laguna”.

“Ne do t’i shkruajmë Unesco-s, për të kërkuar që qyteti të vihet në listën e zezë”, tha Brugnaro, për Radio 24, duke iu referuar listës së organizatave të rrezikuara të Trashëgimisë Botërore.

 “Venecia është në rrezik dhe ne ndihemi në rrezik.”– është shprehur ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Italisë, Danilo Toninelli, tha se qeveria është “në favor” të ndalimit të linjave të mëdha të lundrimit pas incidenteve, duke theksuar dhe nevojën për të balancuar turizmin me ambientalizmin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është e nevojshme të gjejmë alternativa në mënyrë që Venecias të mos humbasë turizmin e lundrimit“.

Në vitin 2017 u miratuan masa që do të largonin anijet turistike me peshë mbi 55,000 ton nga qendra e qytetit, por këto nuk do të zbatohen deri në vitin 2021. Që atëherë, zyrtarët janë akuzuar për zvarritjen e zgjidhjes mbi  këtë çështje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?