Venecia ndalon anijet lundruese
Qeveria italiane ka vendosur ndalimin e hyrjes së anijeve të mëdha të lundrimit dhe kontejnerëve në kanalin Giudecca të qytetit, i cili të çon në Sheshin historik të Shën Markut. Ministri i Kulturës Dario Franceschini përshëndeti masën, të cilën ai e përshkroi si “një vendim të pritur për vite me radhë”. Qeveria do të organizojë një “thirrje për ide” për një terminal alternativ të lundrimit në qytet.
Anijet e lundrimit aktualisht nuk janë në gjendje të hyjnë në Venecia për shkak të kufizimeve të koronavirusit por mungesa e tyre që nga ajo kohë është kredituar me përmirësimin e cilësisë së ujit në laguna. Presion për të ndaluar anijet e mëdha pati edhe në 2019 pasi një anije udhëtimi u përplas në një port në qytet, duke plagosur pesë persona. Sidoqoftë, nuk u gjet asnjë zgjidhje e përhershme.
Nismat e mëparshme për të ndaluar trafikun e anijeve turistike gjithashtu kanë dështuar. Në 2013, qeveria ndaloi anijet me peshë më shumë se 96,000 ton nga kanali Giudecca, por legjislacioni u përmbys më vonë. Planet e tjera për të devijuar anijet e lundrimit nga qendra e Venecias u njoftuan në 2017 por kurrë nuk u zbatuan plotësisht.