Vera më e kushtueshme në botë jo nga Franca e as nga Italia

Nëse flasim për verëra shumë të mira dhe të kushtueshme në mendje na vijnë Franca, Italia dhe Spanja. Në fakt, rekordi për shishen e verës më të kushtueshme tani shkon diku tjetër.

Bëhet fjalë për Hungarinë, vendlindja e verës së famshme ”Tokaj”, një emër i njohur për dashamirësit e pijes alkoolike. Dëshmitë e para të kësaj vere fillojnë në 1576, dhe citohen edhe në himnin kombëtar të atij vendi.

Ishte pija e preferuar e Luigjit XIV, Mbretit Diell, që mësohet të ketë thënë: ”Është vera e mbretërve, dhe mbreti i verës”. Sot prodhuesi i kësaj vere ka vendosur në treg një edicion special të kësaj vere, të quajtur ”Royal Tokaj”, vetëm 18 shishe nga 1 litër e gjysmë secila, me një vlerë 40 mijë dollarë.

Një vlerë rekord, për një prodhim të vitit 2008 por pjesërisht e justifikuar, përtej shijes karakteristike, edhe për teknikën e prodhimit dhe mundësinë e vjetërimit.

SHKARKO APP