VetëiIzolimi
Nga Moza Boletini –
Mbyllja, vetëizolimi apo izolimi, në këtë periudhë “lufte, kur armiku” është i padukshëm, e në mijra raste shfarosës, jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi të kujdesemi për këshillat e mjekut, larjen e duarve. Duke lidhur situatën me kohën kur Shqipëria përjetoi izolimin total lindje – perëndim, e njerëzit kërkonin ti largoheshin atij realiteti vrastar, sidomos ne shqiptarët që jemi dëshmimtarë të atyre vuajtjeve, çdo ditë na vijnë në mendje familjarët tanë nëpër birucat e errëta, të ngushta, të lagështa, torturat çnjerëzore që ushtroheshin ndaj trupave të tyre të pambrojtur nga kamzhiku i kriminelëve shqiptarë.
Dy vite më parë me gazetarë të TV Anglez BBC vizituam burgun famëkeq të Spaçit, vetëm të parafytyroni si kanë rezistuar apo vdekur njerëzit nëpër ato biruca pa ndriçim, pa shtroje, mbuloje, tynele minierash mes shkëmbinjëve të lartë, të thepisur pa asnjë lloj kushti teknik apo shprese për jetën, është Llahtari.
E jo më atat/ato që i kanë përjetuar ndër vite të izoluar ato tortura, sa e Tmerrshme që është.
Sipas studjuesve të huaj, truamat që shkatonin raprezaljet mbi popullin e pafajshëm nuk kapërceheshin lehtë, pas arrestimit, pushkatimit, internimit të nënës, babait, vëllait, tezes, xhaxhait, hallës e me rradhë përcilleshin rrjedhimisht edhe tek familjarët, gruaja, bashkëshorti e fëmija. Mijra prej tyre kanë pësuar trauma, goditje në zemër, tru, mushkëri e kudo e po i vuajnë akoma. Mjekësia shpjegon se elementi goditës i këtyre traumave komuniste, ka ndodhur edhe tek fëmijët kur kanë parë arrestimin e vënien e prangave nënës, babait si “armik i popullit e pushteit”.
Kur të dalin parasysh ato skena të Tmerrshme, të rënda, lebetitemi vërtetë edhe për prindërit, të afërmit, e njeriun e mirë që eshtrat akoma nuk i gjenden apo dergjen dheut në Shqipëri, Amerikë e kudo. E dhimshme, e pafalshme për ato halle që ka mbajtur mbi supet e tij vendi e askush nuk i ka paguar….
Eshtë për tu vlerësur sensibilizimi që Qendra e “Victims Of Communism Memorial Foundation” i kushton respektit që shoqëria duhet të tregojë ndaj kësaj pjese të shoqërisë që vuajti padrejtësisht nga rregjimet totalitare.
Identike edhe sot, si me virusin korana që askush nuk e ka të garantuar mos infektimin, jetën, nëse nuk meren masa parandaluese, ashtu edhe në Shqipëri, nëse nuk përmbysej ai rregjim makabër askush nuk e kishte të sigurt jetesën, pasi të gjithë mund të kalonim në gijotinën e hekurt të diktaturës së proletariatit.
Faktet janë tronditëse edhe sot kur në një nga vendet komuniste në botë, në Kinë një mjeke rezulton e zhdukur në mënyrë krejt misterioze vetëm e vetëm pse paralajmëroi përhapjen e koronavirusit.
Duke u ndalur tek situata e kohëve moderne e pandemisë COVID- 19 mendoj se, me pak kurajo nuk është sakrificë sublime qëndrimi në shtëpi, pasi kështu mbrojmë veten, familjen e komunitetin që na rrethon.
…