Vetëm një qytet nga Ballkani në mesin e 100 më të ndoturve në botë

AirVisual ka publikuar listën e qyteteve më të ndotura në botë, ku nga Ballkani është vetëm një qytet.

Sipas CNN, vendi më i ndotur në Ballkan është Lukavac në Bosnjë e Hercegovinë që renditet në vendin 92.

Platforma ndërkombëtare është krijuar me qëllim të përcjelljes së ndotjes së ajrit në gjithë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

AirVisual ka testuar ndotjen e ajrit në 3 mijë qytete të botës dhe ka krijuar listën e top 100 qyteteve më të ndotura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mesin e 30 qyteteve të para në listë, 22 prej tyre janë nga India. Pavarësisht faktit se vendet e Azisë Juglindore janë më së tepërti të goditura nga ky fenomen, AirVisual thekson se ndotja është problem global, transmeton Ksp.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?