Video/ Basha në timon

Kur kanë mbetur vetëm 10 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit fushata elektorale ka hyrë në fazën më të nxehtë dhe për të folur për gjithçka në emisionin “Log.” në ABC do të jetë kandidati për kryeministër, lideri i opozitës së bashkuar Lulzim Basha.

Ndryshe nga të tjerat intervista e sotme e gazetarit Endri Xhafo me liderin demokrat do të jetë ndryshe, në makinë me Bashën në timon në itinerarin që nis nga selia e PD-së në drejtim të qytetit të Elbasanit.

Fushata me surprizat e rezervuara në 10 ditët e mbetura, programi, rivali politik, koalicioni, por dhe ajo që pritet që të ndodhë pas 25 prillit nëse opozita e bashkuar do të vijë në pushtet.

Për të gjitha këto dhe shumë çështje të tjera na ndiqni sonte në orën 21:00 në emisionin “Log.” në ABC me Lulzim Bashën në timon./ Abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

SHKARKO APP