VIDEO/ “Batman” befason vogëlushët në spitalin e fëmijëve

Një punonjës i policisë është veshur si personazhi i famshëm i filmave me super heronj, Batman me rastin e festës së Halloween dhe ka dhuruar spektakël për fëmijët e një spitali duke zbritur nga një banesë varur në një litar.

Për të vegjëlit që nuk mund të bashkohen me miqtë e tyre për festa në Halloween pasi janë nën trajtim si rrjedhojë e sëmundjeve të tyre këtë vit, Departamenti i Policisë së Toledos u solli festën atyre në ambientet e spitalit.

Punonjësit e Policisë së Toledos ishin veshur si super heronj duke përfshirë Wolverine, Captain American dhe Batman, në Spitalin e Fëmijëve ProMedica Toledo në Ohio të mërkurën. Në video shfaqen fëmijët të gjithë të lumtur duke qeshur teksa shikojnë punonjësin e policisë që zbret nga lartësia veshur si Batman dhe ngjan vërtet me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kanë treguar se nuk ka gjë më të bukur se të dëgjosh të qeshurat e tyre gazmore në kushtet në të cilat ndodhen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: Syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?