VIDEO/ Dalin pamjet e grabitjes më të madhe në botë, si u morën mbi 1 miliard euro

Policia ka publikuar për herë të parë pamjet e super-grabitjes në Vault Green, në Dresden,. Kjo po cilësohet nga mediet botërore si grabitja e shekullit, ndërsa në video shihet momenti i grabitjes.

Janë dy persona që kanë hyrë në ndërtesë përmes një dritareje duke vjedhur thesare thuajse mbi 1 miliard euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas gjetjeve fillestare të policisë, në grabitje mund të jenë përfshirë më shumë se dy persona. Deri më tani, nuk ka asnjë gjurmë. Një komision i posaçëm 10 anëtarësh i quajtur “Epaulette” është aktualisht në kërkim të autorëve me të gjitha forcat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, policia u ka bërë thirrje hajdutëve që të mos shkrijnë objektet me vlera të rralla. Kjo është grabitja më e madhe në botë që është shënuar deri më sot. Hajdutët janë filmuar nga kamerat por ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e tyre.

Hetime intensive po zhvillohen ndërsa fare pranë muzeut ndodhet një autostradë për në Berlin dhe Poloni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?