VIDEO/ Fermeri numëron kastravecat: Na q*u nënën koronavirusi… Ku t’i çojmë Edi Rama, po hyjnë bankat nga dritarja
Një fermer nga Berati ka dërguar në Faxëeb.al një video me të cilën tregon se si në fermën e tij prodhimet po prishen sepse nuk ka ku ti tregtojë ndërsa i bën thirrje kryeministrit edi Rama që ta ndihmojë.
Ai shprehet në video se ka 10 mijë bime ndërsa nuk kaku ti trgtojë ndërsa numëron kastravecët për të cilët thotë se vetë mund të hajë në ditë vetëm sa mban një bimë duke i thënë Ramës se ku t’i çojë të tjerat.
“Përshëndetje nga fermerët e Samatisës së Beratit, ia bëjmë këtë video zotit Rama. Gjithë ky prodhim o Edi Rama ku ta çojmë ne tani? Na q*iu nënën koronavirusi. Hahet ky këtu? Sado të ha vetë unë këtu, do ha një bimë vetë në ditë unë, po këtë të dytën do e hashh ti? Po këtë të tretën, të katërtën. Po 10 mijë bimë more zotëri, ku ti çojmë? Si thua ti, urdhëro, ja 1, 2, 3, 4, 5, 6, ky këtu, 7urdhëro. Shikoje mirë. Na ndihmoni orë su groposëm, po na vijnë bankat po na hyjnë nga dritaret se dritaret i kemi hapur, dyert i kemi mbyllur. Urdhëro zoti Rama”, shprehet fermeri që ka dërguar videon teksa shpreh edhe shqetësimin se bankat po i kërkojnë borxhet me ngulm.