Video/ I ngacmuan të dashurën, portieri “grusht” me tifozët

Portieri i Anglisë, Jordan Pickford ka kaluar një mbrëmje horror pasi kishte dalë me të dashurën, Megan Davison për tu argëtuar.

Pasi ka dalë nga një bar në qytetin e Sunderland për të shkuar në një tjetër klub, 25 vjeçari është përplasur me disa tifozë të Neëcastle. Shkak është bërë e dashura e tij, pasi ata e kanë ngacmuar dhe Pickford është përleshur fizikisht.

Por pavarësisht përpjekjeve ai duket i pafuqishëm, pasi krahët i lëviz shumë ngadalë, i ndikuar edhe nga konsumimi i alkoolit. Policia e North Sunderland ka nisur hetimet për incidentin që përfshiu portierin e Anglisë, Jordan Pickford”-bëjnë me dije mediat britanike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 12:19 (të hënën), policia mori një raport të një shqetësimi që përfshinte një grup të madh individësh në Tunstall Road, Sunderland. Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar rrethanat që ishin shkak i incidentin dhe për të gjetur ata që janë përfshirë. Askush nuk është plagosur rëndë dhe asnjë arrestim nuk është kryer për këtë ngjarje“.-thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Everton konfirmoi incidentin dhe pritet të marrë masa ndëshkuese për lojtarin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?