Video/ I propozoi të fejuarës për martesë në publik, policia arreston çiftin

Policia iraniane ka arrestuar një çift pasi djali i propozoi për martesë të fejuarës së tij publikisht  në një qendër tregtare. Videoja e propozimit publik në qytetin perëndimor të Arak u publikua në rrjetet sociale më 8 mars, duke treguar çiftin që qëndronte mes petaleve të trëndafilit në formë zemre.

Pas propozimit ata përqafohen dhe turma e njerëzëve që ndodheshin aty fillon dhe këndon. Por, ky veprim nga ana e autoriteteve iranian konsiderohet si shkellje e rregullave të shtetit islamimik. Ligji islamik i zbatuar në Iran kufizon ndjeshëm përzierjen midis gjinive dhe shfaqjeve të dashurisë në  publik, gjithashtu ndalon vallëzimin dhe shoqërimin e burrave dhe grave të palidhura.

Në prill të vitit 2018, rregullat strikte të vendit për mirënjohje publike morën vëmendjen ndërkombëtare kur një zyrtar i Ministrisë së Kulturës në qytetin verilindor të Mashhad u arrestua pasi njerëzit u filmuan duke kërcyer në një qendër tregtare lokale

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Embedded video

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?