VIDEO/ I verbër dhe autik, 22-vjeçari habit me performancën e tij në konkursin e talenteve

Në premierën e sezonit të “Americans Got Talent 2019” të martën, gara e 22-vjeçarit, të verbër dhe autist, i cili këndoi dhe luajti në piano përpara publikut dhe gjyqtarëve, arriti të fitojë ‘Zërin e Artë’ me performancën e tij të mrekullueshme me të cilën ngriti publikun në këmbë dhe preku të gjithë për shkak të forcës si një person i cili kishte aftësi të kufizuara.

Performanca e Lee ishte e jashtëzakonshme, por përsëri jo pak njerëz shprehën një qëndrim jo të denjë ndaj tij në rrjetet sociale duke shprehur paragjykimin e tyre ndaj peronave me aftësi të kufizuara.

Ai mori jo pak vëmendje edhe nga Oprah Winfrey, nga blogeri, Perez Hilton dhe këngëtari i Jazz-it, Joe Ingles, shkruan, huffpost.

SHKARKO APP