VIDEO/ “Jam vetëm, por pagova dhomë treshe 400 euro”, flasin qytetarët e kthyer nga Roma
Avioni me udhëtarë që mbërriti disa minuta më parë nga Roma ka zbritur emigrantët shqiptarë që ishin bllokuar në shtetin fqinj, ndërkohë që diisa pasagjerë kanë folur për Fax News pas daljes nga aueroporti i Rinasit.
Disa prej pasagjerëve shprehin ankesa për kontrollet e bëra, kishte nga ata që shprehen se janë detyruar të shtrëngohen ekonomikisht për të paguar hotelet, ndërkohë që janë detyruar që për 14 ditë të vetëkarantinohen.
Qeveria do të paguajë një pjesë të shpenzimeve të tyre ndërsa pjesën tjetër janë vetë qytetarët që do e shlyejnë.
Disa nga komentet e qytetarëve për Fax News:
“Na kanë matur temperaturën, kontrolli ka qenë rigoroz”, tha një qytetar.
“Kam një muaj në Itali. Plotësuam formularin për hotelin, familjen e kam këtu, jam vetëm. Nuk ka pasur shumë udhëtarë, nuk di të them një shifër”.
“Kam 2 muaj nëItali, asnjë nuk me ndihmoi, kemi bërë disa herë kërkesë, ambasada herë na thoshte po herë jo. Ne shkuam për hall dhe mbetëm atje, kisha time shoqe në spital, na bllokuan rrugët. Ishim tek vajza. Nuk ka pasur masa këtu në aeroport, edhe në Itali vetëm na treguan për hotelin. Unë ju thashë se kam shtëpinë time pa njerëz brenda, nuk më lejuan. Do shkoj në hotel, kam paguar 200 euro dhe 200 për biletën. Ne jemi pensionistë, mirë që ju kemi rënënë qafë fëmijëve edhe ata kanë mbetur pa punë, pensioni nuk na del as për 10 ditë”.
“Kam qëndruar një muaj e gjysëm, janë respektuar masat e siguris, matjen e temperaturës,distancën. Unë do të jem vetëm në hotel, do paguaj se nuk gjeta dhomë teke as dyshe, por mora dhuomë treshë, do paguaj 400 euro dhe 200 euro bileta. Rrofshin që na sjellin njëherë. Nuk e di sa udhëtarë kanë qenë në avion, por kishte goxha. Një p[asagjer në sedilje ishin ulur. Kemi pasur distancë”.
“Në rregull udhëtime vetë çmimet nuk na pëlqyen. Jam bashkë me gruan, na matën temperaturën. Faleminderit që na mundësuar kthimin”.