VIDEO/ Kokaina në Durrës, policia greke zbulon si ranë në gjurmë të kontenierëve

Autoritetet greke kanë dhënë në një konferencë për shtyp këtë të mërkurë pasdite, detaje të reja për zbulimin dhe sekuestrimin e rreth 700 kilogramëve kokainë, mes të cilëve edhe 137 kilogramë.

Drogë që u kap në fund të shtatorit në portin e Durrësit.

Përfaqësues të policisë dhe të doganës u shprehën se pastërtia e kokainës së dërguar nga Ekuadori ishte 85%.

Rrjedhimisht, ata kanë përllogaritur se vlera e drogës së sekuestruar i kalon 10 milionë eurot.

Lidhur mbi mënyrën se si ranë në në gjurmë të ngarkesës, autoritetet greke kanë zbuluar se sinjalizimi erdhi nga një shërbim i huaj doganor, ku më pas kontaktuan me zyrën e DEA-s në Athinë, si dhe me policinë shqiptare.

Droga e fshehur në konteinerët me banane është zbuluar në Selanik dhe në Pire, gjatë disa datave, që nga fillimi i gushtit, duke përdorur ekzamiminin me rreze X-Ray. Në disa raste droga ishte fshehur brenda mureve të konteinerëve, e në disa raste të tjera në motorët e frigoriferëve.

Në vendet ku ishte fshehur kokaina, kishte edhe aparate GPS, me qëllim që dërguesit të dinin në çdo moment vendndodhjen dhe të njoftonin pritësit e ngarkesës.

Autoritetet greke e kanë cilësuar gjithë operacionin si një sukses të jashtëzakonshëm dhe kanë bërë të ditur se në pesë porte të vendit kanë instaluar aparate X-Ray, me qëllim që siç thanë t’u heqin çdo shans rrjeteve të krimit të organizuar që të përdorin portet greke për veprimtaritë e tyre të paligjshme.

SHKARKO APP