VIDEO/ “Më gënjeu për divorcin”, thërret kushëririn në studio: Më premtoi se do jetoja si princeshë

Shpresa kishte thirrur në studion e “Shihemi në gjyq” djalin e xhaxhait dhe tregoi se ai ishte bërë shkaktar i martesës së saj në qytet. Personi me të cilin ajo do martohej ishte ende i padivorcuar, por ai i kishte premtuar se do ndahej dhe do bënin celebrimin sëbashku. Por asnjë nga premtimet e tij nuk u realizua.

Shpresa: Jetoj dhe punoj në Tiranë prej 4 vitesh, pas një histori shumë të gjatë që erdhën punët deri këtu. Kam dhe një fëmijë që kujdesem për të, vetëm më një rrogë timen dhe jetoj në shtëpi me qira, pas një kalvari mundimesh që erdhi jeta ime. Unë kam lindur në një fshat të Rëshenit, në Mirditë, fshati është Bardhaj. Kemi jetuar dhe punuar në fshat si të gjitha shoqet e mia. Do punoje të gjitha punët e fshatit, bagëtinë, bujqësinë, do kujdeseshe për prindërit.

Gjok: Shpresa më fal, me vuajtjet e tua bashkohemi të gjithë, e dimë çfarë vuajtjesh ke patur.
Shpresa: Po nuk po i hedhim poshtë kushtet, se njeriu në ato kushte ku lind, ato mundësi që prindi ka patur ja ka krijuar. Unë s’kam patur dhe vëllezër dhe mundi im ishte dyfish, i motrës sime, bënim të gjitha punët e fshatit.

Gjok: Dua të pyes pse më ke sjellë këtu?
Shpresa: Unë ta kam thërritur këtu, se historia që unë do tregoj tani, kalvari i mundimeve të mia, i jetës time të vështirë aty ka filluar. Historia ime ka nisur tek ty. Ti e di shumë mirë që motra jote Sofika, bashkë me kunatën e saj në Tiranë Dilën. Burri i Dilës që e kishte shok të ngushtë, personin në fjalë, që na e solli ne, na e prezantoi. Zonja Eni, se në fshat atje ku ishim ne nuk kishe mundësi, pavarësisht se prindërit kishin dëshirë që ne të martoheshim.

Eni Çobani: S’kishit mundësi që të martoheshit!
Shpresa: Nuk kishim mundësi që ta takonim një person dhe punët bëheshin vetëm me shkuesi.
Gjok: Unë them që ata janë shkuesit, që të sollën personin.
Shpresa: Po ishin shkuesit, por ti e ke ditur për gjithçka, se të gjitha takimet, premtimet janë bërë në prezencën tuaj.
Eni Çobani: Pra Gjoka për ju çfarë sinjifikon, vëllain e madh? Se ju jeni 5 motra apo jo? Jeni motra pa vëlla.

Shpresa: Ai është vëllai i madh, i të gjithëve. Ti je vëllai i madh, je vëllai i motrave të mia, vëllai i motrave të tua. Na ke hapur derën e shtëpisë, na ke nxjerrë nuse dhe motrën time, ti e di shumë mirë. Pasi prindërit e mi na vdiqën, pasi u martova unë babai im pësoi hemoragji celebrale dhe vdiq shumë shpejt, pastaj vdiq edhe nëna. Shtëpia u mbyll. Fejesa u bë, takuam personin, premtimet u bënë.

Eni Çobani: Shpresa për çfarë premtimesh bëhet fjalë?
Shpresa: Erdhën ata personat dhe thanë meqënëse ishte akoma i padivorcuar, ai kishte kohë që jetonte vetëm, edhe i kishte thënë që dua të krijoj një jetë familjare, dua të kem një njeri për shtëpi.
Eni Çobani: Pra zotëria i padivorcuar akoma kërkon të lidhë martesë me dikë?

Shpresa: Po se do ta arrinte ta bënte atë punë!
Eni Çobani: Por ti e dije fare mirë që s’mund të të martonte ligjërisht, se nuk ishte divorcuar?
Shpresa: Po, por më premtuan këta mua!
Ardit Gjebrea: Po çfarë të premtuan?
Shpresa: Më premtuan që ai di të vërë kurorë, do bëjë celebrimin, do jetoj si princeshë, do jetoj në shtëpi. Ato unë nuk i preka kurrë. /tvklan.al

Gruaja: Ai ishte akoma i padivorcuar, por me premtoi...

SHKARKO APP