VIDEO/ Nis pelegrinazhi 13 javorë në Kishën e Shna Ndout në Laç, mijëra qytetarë në vendin e shenjtë

Ka nisur pelegrinazhi 13-javor në Kishën e Shna Ndout në qytetin e Laçit. Besimtarë të shumtë i janë drejtuar këtë të martë kodrës mbi këtë qytet për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati.

Qytetarë nga çdo skaj i vendit e që përfaqësojnë besime të ndryshme, por janë të devotshëm në Kishën e Shna Ndout pasi besojnë në mrekullitë e sajë.

Për të garantuar mbarëvatjen e pelegrinazhit janë angazhuar forca të shumta të Drejtorisë Policisë Qarkut Lezhë, të cilët kanë hartuar një plan masash të cilat do të zbatohen përgjatë 13 javëve në vijim.

Mijëra persona udhëtojnë çdo të martë drejt kishës së Shna Ndout në Laç të Kurbinit, ndërsa natën 12 qershorit kur është dhe festa e këtij shenjti, numri i pelegrinëve shkon mbi 1 milion.

SHKARKO APP