Video provokuese/ Rama në hijen e Berishës, nis notin para votimeve

Një ditë para zgjedhjeve kryeministri Edi Rama ka postuar një video duke bërë not, te zona e Vilave në Vlorë.

I relaksuar dhe pa stresin e fushatës, Rama ka gjetur kohë që të merret dhe me format e tij, duke mos u shqetësuar aspak për situatën jonormale në të cilën po kalon vendi për faj të tij dhe qeverisë që ai drejton.

Gjithsesi, ajo që bie në sy është se Rama pavarësisht se e anatemon në publik, ai ndjek strategjinë e paraardhësit të tij në Kryeministri, Sali Berisha, i cili vendoste “baste” me veten për vendosje rekordesh të qëndrimit në ujë.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Sokol Ballës, Rama tha se kishte nisur notin për shkak se kishte filluar të kishte problem me mbipeshën.

Zgjedhjet që do të zhvillohen nesër, do të jenë të parat pa opozitën në 30 vite demokaraci, dhe do të mbahen pa një dekret të presidentit. Ilir Meta ka caktuar datën 13 Tetor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

SHKARKO APP