Video që po bën xhiron e botës, dy fëmijë me aftësi ndryshe dhurojnë një përqafim të ngrohtë

Janë cilësuar si persona me aftësi ndryshe, por autikët dhe personat me sindromë dawn arrin që të integrohen në jetën normale.

Një video ku shikohet një fëmijë me sindromën dawn duke përqafuar shokun e tij të klasës autik po bën xhiron e botës. Pamjet u regjistruan na mësuesja kujdestare e dy vogëlusheve, në Jalisco të Meksikës.

Në video shikohet djali i vogël i cili është autik i ulur në bankën e tij duke qarë dhe shumë i trishtuar. Kur shikon trishtimin në sytë dhe mimikat e shokut, djali me sindromë dawn ngrihet dhe i fshinë sytë dhe fytyrën e shokut të tij. Më pas ai i dhuron një përqafim të ngrohtë, duke e qetësuar disi.

Këto pamje janë një pasqyrë e vërtetë e vlerave që mbartin këto persona, gjithashtu shfaqin edhe një mesazh sensibilizues gjithëpërfshirës. Ata janë njerëz me ndjenja, trishtime, gëzime, lumturi të cilët kanë nevojë vetëm për shumë dashuri.

SHKARKO APP