VIDEO që thyen çdo frikë përballë dhunës së burrave
Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk njeh status ekonomik, shoqëror, gjeografi, moshë. Ndodh në vende private dhe publike, në hapësira fizike, por edhe virtuale. Në Shqipëri, 1 në 2 gra kanë përjetuar të paktën një herë gjatë jetës së tyre dhunë nga i dashuri, ish i dashuri, një i panjohur, apo në transport publik, si dhe në familje aty ku duhet të jemi me të sigurta. 8,6 % e grave dhe vajzave në Shqipëri janë dhunuar seksualisht. Një ndër këto gra është mjeke, fermere, arkitekte, veterinere, gazetare, avokate apo blogere.
Në një rrëfim të sinqertë, gra dhe vajza personalitete të medias dhe të tjera, ndanë me ne historitë e tyre të dhunës, Jonida Shehu, Gerta Heta, Erjona Rusi, Dhurata Thanasi, Estela Ujka, Enida Bozheku, Alice Taylor dhe Zhaklin Lekatari. Këto vajza japin kontributin e çmuar në mbrojtje të kësaj kauze të fuqishme, në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
Kjo video është realizuar me mbështetjen e qeverisë së Suedizë, nëpërmjet Programit të Përbashkët të OKB-së “T’i japim fund Dhunës ndaj Grave në Shqipëri” të financuar nga Qeveria e Suedisë, ambasada në Tiranë,dhe të zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me UNDP Albania, UN Women Albania, UNFPA Albania, United Nations Albania.