Video/ Sherr mes vajzave në Vlorë, shihni skandalin që ndodh në mes të lokalit

Një sherr i paprecedentë mes vajzave ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Vlorës.

Siç shihet në videon e mëposhtme, dy vajza janë përfshirë në një sherr të madh, teksa kapen prej flokësh me njëri-tjetrën, në mes të një lokali, duke u tërhequr zvarrë deri në rrugë.

Në video shihen edhe disa persona të tjerë, të cilët ndërhyjnë për t’i ndarë vajzat, por që dështojnë, për shkak se ato janë kapur keq me njëra-tjetrën. Nuk dihet arsyeja e këtij sherri, por ngjarja ka habitur jo pak personat që ndodheshin në lokal. /BW

SHKARKO APP