Video shokuese/ Edhe e folura përhap Covid-19
Edhe e folura mund të përhapë Covid-19. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Universiteti Aoyama Gakuin në Tokio.
Studiuesit japoenzë përdorën tym dhe dritë lazer për të ndjekur frymëmarrjen që del nga goja. Ata krijuan një skenar kur një person mbështetet mbi një person tjetër, ngjashëm si kur lahen flokët ose kryhet një ekzaminim dentar dhe u zbulua se spërklat e nxjerra janë një rrezik infeksioni.
Pamjet filmike tregojnë se si spërklat e dala nga goja e një personi ndërsa flet mund të vërtiten dhe të përhapen në afërsinë e njerëzve të tjerë edhe kur mbahet maskë.