VIDEO/ Tom Doshit i thyhet karrigia në Kuvend

Deputeti Tom Doshi është përballur me një incident, gjatë seancës së sotme plenare. Doshit i është thyer karrigia e tij. Këtë fakt e evidentoi deputetja Rudina Hajdari, e cila po replikonte me kryeministrin Edi Rama nga foltorja e Kuvendit.

Në një moment, Hajdari i kërkoi Doshit të ulej ose të dilte jashtë, por ky i fundit ja ktheu se i është thyer karrigia. “BalkanWeb” sjell videon, që tregon momentin kur Doshi ndërron karrigen e tij të thyer me një të re.

Hajdari: Z. Rama dy fjalë dua t’i ndaj me ju, z. Doshi po deshe ose ulu, ose dil, si ta kesh.
Doshi: Më është thyer karrigia.
Ruçi i drejtohet Gardës: Ndërroni karrigen.

Tom Doshit i thyhet karrigia në Kuvend, ja momenti kur e ndërron me një tjetër

SHKARKO APP