Video tronditëse/ Burri rreh gruan në sy të fëmijëve, rrënqethëse të qarat e tyre
Ulërima të dy fëmijëve që të prekin zemrat, ndërsa kërkojnë që babai i tyre të ndalë dhunën barbare ndaj nënës. Këto janë pamjet dramatike që publikohen sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ të moderatores Evis Ahmeti në ‘News24’. Skenat makabre ndodhin në banesën e një familje në Allias në Tiranë.
Skenat e dhunës janë bërë sot publike nga nëna e 31-vjeçares, Hanke Pirra. Ajo tregoi nga studio e emisionit se shkak për dhunën në familje është bërë vjehrra e vajzës së saj.
/Balkanweb