Videoja e masakrës u shpërnda kudo në rrjet, Facebook spastron 1.5 milion video

Terroristi 28-vjeçar, Brenton Tarrant sulmoi dy ditë më parë dy xhami në qytetin e Christchurch në Zelandën e Re. Ky sulm ndodhi gjatë namazit të së premtes dhe të vdekur mbeten 50 persona dhe një numër i madh personash mbetën të plagosur.

Për rreth 17 minuta gjithë skenat e tmerrshme të këtij sulmi u transmetuan drejtpërsëdrejti në rrjetin social ‘’Facebook’’.

Pas kësaj ‘’Facebook’’ ka fshirë plot 1.5 milion video që tregon pamje nga ky sulm terrorist.

Po ‘’Facebook’’ ka njoftuar se brenda 24 orëve të para, që nga momenti që ndodhi sulmi janë bllokuar 1.2 milion video gjatë ngarkimit.

Në një postim në Twitter drejtues të ‘’Facebook’’ shkruan:

Kemi fshirë 1.5 milion video të sulmi në mbarë botën, ku 1.2 milion video janë bllokuar gjatë ngarkimit…”
Gjithashtu ‘’Facebook’’ ka njoftuar se do të fshijë të gjitha versionet e redaktuara të videove në respekt të personave që humbën jetën.

SHKARKO APP