Vidhen 500 milionë llogari Facebook-u
Të dhënat dhe informacionet private të më shumë se 500 milionë përdoruesve të Facebook mund të jenë kompromentuar dhe hakerues të paidentifikuar ende thonë se këto të dhëna i ofrojnë në shitje.
Alon Gal, bashkëthemeluesi i një firme të sigurisë kibernetike izraelite, të quajtur “Hudson Rock” tha se informacionet personale janë po të njëjtat e numrave të telefonit që janë hakeruar prej muajit janar.
Çdo e dhënë personale është shitur për pak dollarë, në atë që nga vetë hakerat njihet si niveli i ulët i hakerimit. Deri më tani janë zbuluar shumë pak llogari të identifikuara sipas numrit të telefonit të përdoruesit.
Vetë drejtuesit e kompanisë Facebook reaguan duke thënë se këto të dhëna të hakeruara ishin shumë të vjetra e të lidhura me një çështje që daton që prej gushtit të vitit 2019.