Virusi COVID 19 dhe “virusi” AK-47
Nga Artan Hoxha –
Shqiptaret kane 47 ditë, që rrinë të izoluar në karantine nga qeveria, për të shpëtuar nga COVID 19,… del dy ore ne qarkullim, “virusi” AK-47 dhe bën kërdinë…
Ne keto 30 vite, sidomos nga trazirat e vitit 1997, e mbrapa, shqiptaret i kane mbijetuar shume viruseve, sado vdekjeprures te kene qene ato.
I vetmi virus, qe nuk ju gjet as vaksina dhe as mbrojtja me ligj, mbetet “virusi” AK-47, apo i njohur gjeresisht si automatiku Kallashnikov.
Per virusin COVID 19, ende nuk e dime kush eshte shkencetari qe e modifikoi dhe e nxori nga laboratori ne Wuhan.
Ndersa per “virusin” AK-47, e dime kush eshte njeriu qe e shpiku(Mikhail Kalashnikov).
E dime qe ne gjithe globin jane shitur mbi 80 milione ekzemplare, duke qene arma me vdekjeprurese ne bote.
Qe nga trazirat e ‘97-es, kur “virusi” AK-47, shpertheu nga depot e ushtrise neper rruget e vendit, e dime se cfare pamje ka dhe ia njohim jehonen e krismave.
E dime gjithashtu sa mijera shqiptare te vdekur ka shkaktuar dhe se nuk ka mjek apo kirurg, qe i ben derman shendetit te njeriut, nese te kap “virusi” AK-47….
Ndersa gjithe bota eshte vene ne levizje per te zbuluar dhe ndeshkuar personat pergjegjes per COVID 19, ne e dime me ze dhe figure, cilet jane personat pergjegjes, qe lejuan “virusin” AK-47, te dale nga depot, ku kishte dekada me radhe i magazinuar, dhe tu marre jeten, mijera shqiptareve…
dhe nuk i kemi ndeshkuar kurre….