Virusi kinez, ministrja Shahini: Orë edukuese nëpër shkolla
Në një postim në rrjetin e saj social facebook, Ministrja Besa Shahini nënvizon faktin se çdo ditë nëpër shkolla, mësuesit po orientojnë nxënësit se si të parandalojnë përhapjen e viruseve duke u bazuar në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS).
Larja e shpeshtë e duarve si masa kryesore që duhet të ndërmerret, përdorimi i maskave vetëm kur shfaqen simptoma gripale apo mos-përdorimi i antibiotikëve pa rekomandimin e mjekut, janë disa prej këshillave bazë që jepen gjatë këtyre orëve edukuese.
”Deri tani nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri. Por, edhe nëse do të ketë në të ardhmen, jemi plotësisht gati ta përballojmë bashkërisht”.
Masat parandaluese
• Larja e shpeshtë e duarve është masa kryesore që mund të ndërmerret;
• Maskat janë të panevojshme kur nuk ka simptomë gripale;
• Antibiotikët nuk duhet të merren pa rekomandimin e mjekut.