Viti i parë i Presidencës Trump – rritje e sigurisë europiane   

Nga Arian Statova

Prej një takimi dyditor pune ku bëjnë pjesë rreth shtatëdhjetë zyrtarë dhe ekspertë amerikanë dhe europianë të sigurisë dhe të marrëdhënieve transtatlantike [Sh.B.A.-BE], ku mund të diskutohet hapur mbi gjithshka në lidhje me temën kryesore sipas rregullave të “Chattam House” [që nuk lejon të shënohen dhe të përdoren publikisht emrat e njerëzve të veçantë pjesmarrës për idetë e shprehura gjatë diskutimeve] është e natyrëshme që të mund të nxirren ide kryesore të rëndësishme dhe udhërrëfyese si për politikat edhe për opinionin publik të gjerë.

Në një botë të sotme ku siguria është e brishtë dhe e paparashikueshme, por njëkohësisht edhe jashtëzakonisht e rëndësishme për të zhvilluar normalisht çdo veprimtari njerëzore, çështjet e sigurisë u interesojnë dhe duhet t’u interesojnë të gjithë njerëzve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tema konferencës së organizuar nga Qendra Europiane Marshall e Studimeve mbi Sigurinë për të cilën po flas e cila u zhvillua në Berlin në datat 18-19 janar të këtij viti ishte “Marrëdhëniet transatlantike: E ardhmja dhe drejtimet e rinj në rrethanat e ndryshimit politik”. Risitë që ka sjellë Presidenca Trump në politikat e Sh.B.A.-së dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare përgjatë vitit të saj të parë janë shoqëruar me diskutime, kritika, shqetësime dhe debate të fortë dhe të larmishëm. Një pjesë e tyre kanë përfshirë edhe aleatët europianë të NATO-s dhe përgjithësisht vendet e Europës. Është e natyrëshme që e gjithë kjo rrymë e fortë dhe e larmishme e të menduarit të tërhiqte vëmendje edhe mbi gjendjen e marrëdhënieve transatlantike, ose marrëdhëniet ndërmjet Sh.B.A.-së dhe Europës të cilat vështrohen dhe mendohen si themeli i sigurisë euroatlantike dhe i sukseseve të NATO-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të doja të theksoj katër prej ideve ideve të saj më të rëndësishme për të cilat ishin të të njejtit mendim të gjithë pjesmarrësit amerikanë dhe europianë të konferencës.

E para, rëndësia e jashtëzakonshme e marrëdhënies transatlantike. Përkundër theksit të veçantë që Presidenca Trump ka vendosur mbi interesat e Amerikës si diçka përparësore [Amerika e Para], kjo nuk la nënkuptuar asnjëherë se Sh.B.A. është duke i shpërfillur interesat e saj për Europën dhe i ka “kthyer sytë” drejt Azisë. Faktet tregojnë se investimet amerikanë në Europë vazhdojnë të jenë sa trefishi i atyre në Azi, kurse theksimi i Presidentit Trump i përparësisë së Amerikës bart vetëm mesazhin e nxitjes së bizneseve amerikanë me synimin e lehtësimit të defiçitit buxhetor të trashëguar që prej viteve 1970. Prandaj të gjithë pjesmarrësit e këtij takimi ishin të të njejtit mendim se marrëdhëniet Sh.B.A.-Europë janë vendimtare për sigurinë euroatlantike dhe se ato duhet të forcohen më shumë.

E dyta, vendosja mbi baza më të drejta e marrëdhënies transatlanitke brenda NATO-s. Thirrja e Presidencës Trump për rritjen e mbështetjes financiare nga aleatët europianë të NATO-s nuk është tërheqje prej mbajtjes nga Sh.B.A. të përgjegjësive politike dhe të peshës kryesore financiare në NATO, por nxitje për vendet e Europës që kuptojnë nevojën e një ndarje më të drejtë të shpenzimeve financiarë brenda NATO-s në rrethanat e rritjes së nevojave për sigurinë euroatlantike. Ky përkushtim ndaj NATO-s u përfocua edhe nga Dokumenti i ri i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Sh.B.A.-së. Saktësinë e këtij qëndrimi politik e tregoi edhe fakti që thuajse të gjithë vendet e Aleancës Atlantike i rritën buxhetet e tyre të mbrojtjes për vititn 2018. Të gjithë ekspertët e këtij takimi mbështetën idenë e nevojës së jashtëzakonshme për të zhvilluar aftësitë ushtarake të NATO-s duke e “mbajtur barrën” e shpenzimeve në mënyrë më të harmoinizuar ndërmjet aleatëve atlantikoveriorë.

E treta, qëndrimi më i fortë ndaj sjelljes politike të Rusisë në thyerje të rregullave ndërkombëtare. Të gjithë pjesmarrësit e takimit ndanin mendomin se Rusia përbën rrezik për qendrueshmërinë dhe sigurinë e Europës. Kjo është edhe arësyeja se përse Sh.B.A. i jep rëndësi të jashtëzakonshme qëndrimit të njejtë të të gjithë aleatëve të NATO-s në lidhje me zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Ndryshe prej vendeve euroatlantikë që armët bërthamore i vështrojnë vetëm si mjet të trysnisë politike dhe diplomatike, Rusia i vështron ato si pjesë e arsenalit të saj ushtarak të përdorshëm në luftë. Prandaj, NATO është garancia e sigurisë së Europës në një kohë kur bota ka hyrë në periudhën e një konkurrence gjeopolitike në të cilën Rusia kërkon të rritë aftësitë e saj ushtarake aq sa të mund t’i barazojë dhe t’ua kalojë atyre të NATO-s në pesë vjetët e ardhshëm.

E katërta, rëndësia e nevojës për forcimin dhe zhvillimin e forcës ushtarake të përbashkët europiane me vende anëtarë dhe joanëtarë të NATO-s. Kjo forcë është vetëm shtim dhe plotësim i aftësive ushtarake të NATO-s, por kurrsesi konkurrencë kundrejt NATO-s.

Mesazhi kryesor i takimit të Berlinit ishte se lidhja transatlantike është e patjetërsueshme, sepse mbështetet në vlera shoqërore demokratike të përbashkëta dhe dhe në mendime të njejtë mbi rreziqet ndaj sigurisë euroatlantike të të gjithë vendeve të NATO-s.

Si pjesë e pandarë dhe e rëndësishme e Europës Ballkani ynë Perëndimor është pjesë e pandarë e kësaj marrëdhënieje transatlantike kaq jetike për sigurinë rajonale dhe euroatlantike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?