Vitia e Kosovës e shpall Bujar Nishanin, “Qytetar Nderi”

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, është nderuar me titullin “Qytetar nderi” nga komuna Viti e Kosovës.

Në mesazhin e tij publikuar sot në rrjetet sociale, Nishani shpreh falenderimet e tij dhe mirënjohjen për këtë respekt:

“Falenderoj me mirënjohje të gjitha autoritetet përfaqësuese të komunës Viti në Kosovë për akordimin e titullit “Qytetar Nderi” duke më nderuar pa masë. Përulem me respektin më të thellë ndaj qytetarëve të Viti-së për mikpritjen dhe miqësinë e ofruar veçanërisht në një ditë siç ishte ajo e çlirimit të kësaj zone, e cila nderohet veç të tjerash edhe për hapjen e të parës mësonjëtore shqipe në tërë Kosovën. Zoti e bekoftë Vitinë dhe të gjithë Kosovën!”, përfundon Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?