Vjen “ferri” në Europë – Ajri i nxehtë nga Saharaja rrit temperaturat mbi 40 gradë

Europianët po përpiqen të “luftojnë”  ajrin e nxehtë që vjen nga shkretëtira e Saharasë, që ka rritur temperaturat në nivele rekord në pjesë të mëdha të kontinentit dhe ka shtuar shqetësimet për ndryshimin klimatik.  Gjermania ka vendosur kufizime të shpejtësisë në autostradat pa limit dhe shumë njerëz janë ndaluar nga policia për zhveshje në publik.   Në Paris, thuajse 60% e pronarëve të makinave janë detyruar që të qëndrojnë jashtë rrugëve ndërsa dyqanet në kryeqytetin francez kanë mbetur pa freskuese dhe ajër të kondicionuar.

Në Romë,  rojet në kopshtin zoologjik, i kanë dhënë kafshëve ushqim të ngrirë.  “Po vjen ferri”, shkruajnë në Twitter meteorologët nga Spanja, ku temperaturat kaluan 40 gradë dhe autoritetet paralajmëruan për zjarre në pyje.   “Në 27 Qershor,  i nxehti pritet të arrijë kulmin, me temperatura ekstreme në të gjithë kontinentin,  që kalojnë 40 gradë.   Këto kushte të motit pritet të zgjasin deri në fillim të muajit Korrik dhe Spanja e Franca Jugore do të ndikohen më shumë.

Shmangni rreziqet nga zjarri dhe kujdesuni për shëndetin”, shkruan në Twitter Organizata Meteorologjike Botërore (WMO). Sipas hartës së ofruar për ditën e Enjte, temperaturat në vendin tonë pritet të arrijnë 36 gradë.  Mbikëqyrësit e motit fajësojnë ndryshimin klimatik për ajrin e ngrohtë nga shkretëtira e Saharasë në Europën Perëndimore.

SHKARKO APP