Vjen “Tera”, shtëpia në formën e vezës! Pas tre muajsh bëhet funksionale. Një tjetër projekt novator për të pastrehët…
Një ‘maxi’ stampues 3D është gati për të prodhuar një shtëpi më formën e vezës në zonën pyjore të Garrison në veri të Nju Jorkut. Projekti që quhet ‘Tera’ është ideuar nga studio ‘AI Space Factory’ është projekti i një studioje për të krijuar banesa në 3D për në planetin Mars. Shtëpia do të jepet me qira afatshkurtër nga marsi i vitit të ardhshëm.
Krahu i madh robotik i montuar në pyllin e lumit Hudson do të shërbejë për të stampuar me një përzierje ngjitëse një guaskë më shumë se 7 metra të lartë në formën e vezës; një zgjidhje kjo e përshtatur për të zgjidhur një prej problemeve më të mëdha të shtëpive në 3D.
Shtëpia dykatëshe ka një sipërfaqe 50 metra katrorë dhe përmban një dhomë gjumi, një banjo me dush, një zonë studimi dhe një zonë për nevoja të tjera si ushqyerja apo argëtimi.
Nga marsi i vitit të ardhshëm, do të mund të bëhen rezervime për pushime dhe prenotimet online tashmë kanë nisur.
Ky model shtëpie mund të jetë një zgjidhje edhe për tokën, shpjegojnë ideatiorët: Printimi në një kohë të shkurtër dhe me materiale ekonomike mund të jetë i dobishëm për t’i dhënë zgjidhje situatave të emergjencës për ata që nuk kanë banesa ose për ata që u janë prishur banesat.
Ndër të tjera,duke angazhuar në procesin e ndërtimit një makineri robotike evitohen edhe aksidentet që janë të shumta nëpër kantieret e ndërtimit.