Vlorë, gjendet e ngordhur breshka gjigande e detit

Një breshkë deti e llojit “Dermochelys coriacea”, apo siç quhet ndryshe breshka kurrizlëkurore, është gjetur e ngordhur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër në Vlorë. Breshka prej afro 50 kilogram ka dalë në breg të detit e ngordhur, pa kokë si edhe pa këmbë. Kjo është breshka e katërt për këto dy muaj që gjendet e ngordhur në brigjet e bregdetit të Vlorës.

Kjo lloj breshke është e veçantë dhe zakonisht nuk gjendet në Adriatik, megjithatë ka raste kur ato vërehen, sidomos në Adriatikun jugor. Një prej problematikave të mëdha që i detyron ato të dalin në breg është ndotja e deteve, për shkak të bashkimit të ujërave të zeza të kanaleve me ujërat e detit, por edhe për shkak të përqëndrimit të lartë të leshterikëve. Nuk duhet të harrojmë se breshkat e detit janë ndër krijesat më të rrezikuara të vendit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?