Vranësirat rikthehen pasdite, ja parashikimi i motit për nesër
Magazinë E Premte, 24 Prill 2020 23:07
Pjesa e parë e ditës do të jetë e qëndrueshme, me mot të kthjellët. Por sipas Meteoalb, orët e pasdites sjellin vranësira të pakta në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat nga 3°C deri në 24°C.
Era do fryjë e lehte në tokë dhe mesatar në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar dallgëzimi 2 ballë.