Vrapi ju zgjat jetën. Studimi: S’ka rëndësi sa dhe si, por duhet të vraponi

Edhe vetëm pak vrapim, është i mirë për ju. Ky është sugjerimi i një kërkimi sipas të cilit, ai, edhe në sasi të vogla redukton rrezikun e vdekjes së parakohshme pavarësisht se sa orë në javë ti vrapon apo sa shpejt vrapon.

Sipas organizatës botërore të shëndetit, rreth 3.2 milionë vdekje çdo vit, vijnë si pasojë e mungesës së aktivitetit të mjaftueshëm fizik. Kërkuesit thonë se zbulimet më të fundit, rrëzojnë rezultatet e studimeve të mëparshme që kanë sugjeruar se benefitet rriten nëse vrapon më shumë.

“Çdo sasi vrapimi, qoftë edhe një herë në javë, është më mirë se aspak vrapim, por dozat më të mëdha të vrapimit jo domosdoshmërisht lidhen me benefite më të mëdha”, shkruajnë autorët e studimit.

Kërkimi i publikuar në gazetën britanike të mjekçsisë sportive, fokusohet tek 14 studime të mëparshme mbi gjashtë grupe të ndryshme pjesëmarrësish, dhe përfshin në total 230 mijë njerëz që janë ndjekur gjatë periudhave që variojnë nga 5.5 dhe 35 vjet. Ndaj me të drejtë ekspertët këshillojnë: gjeni aktivitetin që ju kënaq më shumë dhe mos iu ndani. Por nëse nuk mund të vraponi, të paktën ecni sa më shumë që mundeni.

SHKARKO APP