Vuan nga sëmundja e rrallë e lëkurës, vajza bëhet blogere e famshme: Unë jam e bukur

Për 14 vite rresht Farah Khaleck ka jetuar me sklerodermë, një sëmundje e rrallë e çrregullimit autoimun, i cili bën që lëkura të forcohet.

32 vjeçarja, e cila është nga Nairobi, Kenia, ishte adoleshente kur nisi të kishte simptomat e para të kësaj sëmundje. Ajo filoi të vinte re zbardhjen e thonjve, enjtjen e fytyrës dhe ngurtësim të përgjithshëm.

Por 7 vite më parë, Farah, e cila është muslimane, vendosi të përdorte shaminë. Duke vendosur hijabin Farah thotë se ndihej e bukur.

Ajo shprehet:

Më pëlqente ajo që shikoja në pasqyrë. Kjo isha unë. Isha e bukur, e mrekullueshme”.
Tashmë Farah është me profesion avokate dhe është kthyer në një blogere inspiruese që numëron 16 mijë ndjekës në Instagram.

E reja thotë:

Skleroderma më ka ndryshuar tërësisht jetën. Fillova të urreja pasqyrën dhe të shikohesha në të. Po urreja veten time dhe pyesja se kush isha. Nisa të bëhesha pjesë e rrjeteve sociale në mënyrë shumë diskrete në fillim. Bëja foto nga shumë larg dhe vendosja filtra në to. Më dukej sikur nuk do t’i tregoja kurrë duart. Të mësohesha me veten time të re, ishte si një udhëtim për të njohur veten”.

Farah tregon se e kishte shumë të vështirë të gjente punë në Nairobi, për shkak të lëvizjes së limituar të gjymtyrëve. Teksa rrinte në shtëpi, nisi të ndiqte blogerë online dhe u bë edhe vetë një blogere.

32-vjeçarja vijon:

Krijova një kanal përmes së cilit shprehja veten. Isha e vetme në shtëpi. Nuk kisha miq dhe jeta ime ishte kthye në shumë të mërzitshme. Më tërhoqën blogjet dhe mendova se dhe unë mund të bëja diçka të tillë.
Kishte edhe nga ata që komentonin dhe thonin se unë dukesha ndryshe, por mendoav, e di çfarë, kjo jam unë, po doni pëlqejeni e po doni, ikni. Tani marr shumë mesazhe gjatë ditës dhe njerëzit më falin shumë dashuri”.

Farahpo përdor rrjetet sociale për të inkurajuar edhe vajza të tjera që kanë probleme, të ndihen të bukura.

Ajo shpreson që një ditë të mund të ngrejë një fondacion për të mbështetur njerëzit që jetojnë në varfëri apo që kanë nevojë për trajtime e kurime që kushtojnë, për shkak të problemeve të tyre shëndetësore.

SHKARKO APP