Vuani nga ankthi dhe stresi? Këto produkte bimore ju vijnë në ndihmë
Bimët mjekësore janë një pasuri e vërtetë dhe po ashtu kurative për sëmundje të ndryshme, të përdorura që në lashtësi.
Ankthi dhe stresi janë dy prej problemeve me të cilat mund të përballen shumë persona, dhe të cilët nuk gjejnë dot zgjidhje.
Më poshtë po ju rendisim produktet bimore që ndihmojnë në këtë drejtim.
Kamomili
Kamomili ka efekt qetësues dhe nxit gjumin. Ky efekt është si pasojë e një flavonoidi që ndërlidhet me receptorët e trurit. Sipas studimeve, pirja e përditshme e këtij çaji për tetë javë me rradhë luan një rol kryesor në pakësimin e simptomave të ankthit.
Lavanda
Lavanda me aromë të mirë është një kurë ideale kundër pagjumësisë, lodhjes, depresionit dhe ankthit. Emri i bimës vjen nga Latinishtja ‘lavare’, që përkthehet “të lash.”
Ajo ka efekt pastrues për trupin dhe shpirtin, madje ka ndikim të fortë në zbutjen e simptomave të ankthit.
Lulja e pasionit apo lule sahati
Në fillimet e saj, lulja e pasionit apo lule sahati është përdorur për të trajtuar histerinë dhe nervozizmin. Ekspertët shpjegojnë se kjo lule rrit nivelet e acidit gamma aminobutyric në tru dhe rrit ndjesinë e qetësisë.
Bari i bletës
Bari i bletës është pjesë e familjes botanike të mentes. Kjo bimë është përdorur kundër stresit dhe ankthit që në Mesjetë. Ajo ka efekt qetësues dhe gjumësjellës