Vuçiç shtrohet në spital

Duket se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk është mirë. Mësohet se kreu i shtetit është shtruar në spital pasi ka përjetuar probleme me zemrën. Një zyrtar qeveritar që foli në kushte anonimiteti i tha ”Reuters” se: “Presidenti tani është i qëndrueshëm”. 49-vjeçari u pranua në një spital ushtarak në Beograd për shkak të problemeve kardiovaskulare të Premten, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij. Vuçiç u bë kryeministër i serbisë në vitin 2014 dhe u zgjodh president në 2017. Megjithëse roli presidencial është ceremonial, ai mban kontrollin politik si kryetar i Partisë Progresive Serbe, e cila ka qenë në pushtet që nga 2012.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?