Wikileaks/ Julian Assange mund të përballet me 175 vjet burg

Julian Assange do të marrë 175 vjet prapa hekurave nëse SHBA e gjen atë fajtor për 17 akuza të reja të paraqitura të enjten, tha WikiLeaks në një deklaratë.

Një padi e Departamentit të Drejtësisë në SHBA akuzon Assange për marrjen dhe dhënien e informacioneve të mbrojtjes kombëtare rreth luftës së Irakut dhe Afganistanit.

Ai u akuzua gjithashtu për komplot dhe se ka nxjerrë informacione sekrete të sigurimit kombëtar të SHBA, duke e çuar numrin e përgjithshëm të akuzave në 18.

Swiss Digital Desktop Reklama

Julian Assange u arrestua nga policia e Mbretërisë së Bashkuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Ndërsa SHBA kërkon të ekstradojë Assange kështu që ai mund të gjykohet, Suedia ka nisur sërish një hetim për përdhunimin kundrejt Assange, i cili akuzohet se ka sulmuar seksualisht dy gra në vitin 2010.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, autoritetet britanike do të duhet të vendosin nëse do t’i japin përparësi kërkesave të SHBA-së ose Suedisë më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?