Xhaçka: Ushtarakët shqiptarë trajnim special në Çeki, krenar që jemi pjesë e NATO-s
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar faktin se ushtarakët shqiptarë bënë përgatitje speciale në Çeki.
Xhacka shprehet se ushtarakët nga Shqipëria tashmë janë specialistë të mirfilltë dhe ndihen të barabartë mes kolegëve të vendeve të NATO-s.
Postimi i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka:
Efektivët e kompanisë së Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë iu nënshtruan një trajnimi të rrallë në Institutin e Kërkimeve Ushtarake në Brno të Republikës Çeke. Nën mbikqyrjen e ekspertëve të Agjencisë Amerikane për Reduktimin e Rrezikut, djemtë tanë u vlerësuan për aftësitë e tyre për mbrojtjen nga lëndët helmuese luftarake dhe agjentët e ndryshëm, që mund të përdoren në situata ose incidente të ndryshme.
#NeJemiNATO??