Xhesti human i personelit, 6 punonjës të Azilit në Tiranë vetëizolohen për të mbrojtur 41 të moshuarit

Kjo është Tirana e 13 marsit, ditës së parë të kryeqytetit nën diktatin e izolimit total. Edhe pse nën njoftimin e vazhdueshëm të mjekëve se janë mosha më e rrezikuar, familjarët kanë dështuar të bindin të moshuarit të cilët vijojnë të mblidhen në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Në kontrast me ketë situatë, moshatarët e tyre që i jetojnë ditët në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë janë vendosur prej 5 ditësh në vetëizolim.

6 anetare te azilit ne Tirane veteizolohen ne institucion me 41 te moshuarit| ABC News Albania

Jetën e 41 të moshuarve drejtuesja e këtij institucioni Anila Peçi e ka vlerësuar shumë më të rësishme se lëvizjet e tyre të përditshme dhe takimet familjare. Kur shifrat e prekurve në Shqipëri të të prekurve me koronavirus vijnë në rritje, kujdesi është maksimal.

Stafi do të qëndrojë i vetëizoluar mbrenda institucionit me mirkuptim ne kemi vendosur që të qëndrojmë pranë të moshuarve për një periudhë dy javore.Jemi në kontak me drejtuesit kryesore”, tha infermierja.

Por krahas 41 të moshuave që qëndrojnë në vetëizolim prej 5 ditësh, bashkë me ta janë izoluar edhe 6 anëtarë të stafit të të shtëpisë së Moshuarve. Infermierja e këtij institucioni, Aurora Qerimi jep detaje nga gjendja shëndetësore e të moshuarve.

Nuk kemi asnjë problem në lidhje me këtë grip ndërsa përsa i përket problemeve kronike ato kanë, por janë nën kujdesin e duhur”, është shprehur infermierja.

Dhe për të moshuarit që qarkullojnë lirshëm në Tiranë ka një apel. Të moshuarit po trajtohen me kujdes të veçantë shëndetësor në këto ditë, ku koronavirus po godet me shpejtësi të gjithë botën./abcnews.al

SHKARKO APP