Xhuliano Ujka, njeriu i lindur për aktor

“Ai ka filluar të aktrojë në moshën 17 vjeçare, mbasi kaloi një periudhë të vështirë. Në atë moshë vendosi të shkruajë, drejtojë dhe aktrojë në një film, që u quajt “Vrasësi i Heshtur”, që pikërisht flet për problemet me të cilat adoleshentët e asaj moshe përballen çdo ditë”…

Nga Ndue Dragusha

Shëngjini është një qytet i vogël bregdetar në pjesën Veriperëndimore të Shqipërisë, por me njerëz të pasioneve të mëdha. Nga këtu kanë dalë emra të mëdhenj në fushën e artit, të kulturës, të sportit etj.  Duke shfletuar faqet e gazetës lokale “Lissalba”, u ndesha në një intervistë me një nxënës shkolle (viti 2006, korrik) me emrin Xhuliano Gjon Ujka nga ky qytet. Ai sapo kishte fituar koncertin “Yjet e Shëngjinit”. Atëherë ishte nxënës i moshës 13 vjeç. I lindur në qytetin e Shëngjinit, më 23 dhjetor 1992. Që në atë kohë (korrik 2006), ai shprehej: -Hobi im është baleti, noti dhe muzika. Mami më thotë që kam filluar të kërcej që në barkun e saj me lëvizjet dhe rrotullimet e shpejta që bëja. Pra, kam lindur për baletin. Më vonë, nga mosha 5 vjeç, kujtoj si tani, ecja gjithmonë në majë të gishtave, sepse ashtu më pëlqente. Mami më fliste: – Ec mirë! Por sapo më kthente shpinën ajo, unë përsëri ecja ashtu. Bëja salto, kërceja mbi divane me kokë poshtë, bëja fletën etj. E ndjeja se ishte ajo që unë doja dhe që shumë e dua dhe sot.

Që t’i futem kësaj rruge më kanë mbështetur dhe inkurajuar dy motrat e mia, Aurora e Arbëresha, të cilat i dua shumë. Më ka marrë malli shumë për to. Të dyja këto motra shërbyen si shpërthyese të talentit tim, që ma kishte dhënë Zoti. Por inkurajimin më të madh ma ka dhënë motra e madhe, Aurora Ujka, e cila ka qenë një balerinë në trupën e gjimnazit para 5 vitesh. Unë e ndiqja atë në koncerte të ndryshme që jepte dhe vendosa që dhe unë të bëhesha si ajo dhe më i mirë. Sot që motrat s’i kam këtu, më inkurajon mami që e dua shumë. Me rastin e festës së 1 qershorit, në Shëngjin u organizua një koncert nga drejtoresha e shkollës së Shëngjinit, Vollga Tahiri. Këtu vendosa të marr pjesë me një kërcim me ritëm amerikano-latin, e cila quhej “Hips don’t lie” (Shakira).

Koreografinë e bëra vetë. U kënaqëm shumë. Më shoqëruan shumë duartrokitje. Të gjithë më përgëzuan. Kjo më dha zemër për më tej. Më 30 qershor 2006, Reçell Uillson, që përfaqëson një shoqatë angleze në Shëngjin, organizoi një konkurs me fëmijët e Shëngjinit. Koncerti ishte i pasur me këngë, recitime e balet dhe ishte i titulluar “Yjet e Shëngjinit”. Dolën fitues pesë veta sipas fushave të ndryshme. Pastaj nga të gjithë këta fitues, njëri do të ishte “Ylli i Shëngjinit”. Këtë e fitova unë.  Vazhdoj kursin e baletit pranë Pallatit të Kulurës Lezhë dhe ndjehem shumë mirë. Qëkur mora çmimin “Ylli i Shëngjinit” ndjehem më i vlerësuar. Të gjithë shokët e shoqet më ndalojnë në rrugë, më përgëzojnë dhe biles më kërkojnë dhe autografe! Në të ardhmen mendoj të vazhdoj baletin dhe të marr pjesë në koncerte të ndryshme. Jam mjaft kërkues ndaj vetes. Por dëshira dhe ëndërra ime e madhe është që të arrij të marr pjesë në spektaklin e madh “Amici”, që organizohet nga Maria De Filippi, tek Chanale 5”, ose në “Mediaset 5”.

Por Xhuliano Ujka nuk u ndal në ëndrrën e tij. Ai ka filluar të aktrojë në moshën 17 vjeçare, mbasi kaloi një periudhë të vështirë. Në atë moshë vendosi të shkruajë, drejtojë dhe aktrojë në një film, që u quajt “Vrasësi i Heshtur”, që pikërisht flet për problemet me të cilat adoleshentët e asaj moshe përballen çdo ditë. Filmi u dha në Pallatin kryesor të Kulturës, në qytetin e Lezhës dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm. Pati një sallë plot me njerëz për 3 ditë rresht, ku jepej nga mesdita deri në oraret e mbasidites. Shfaqja e parë në fakt kaloi mbi kapacitetin maksimal që mund të përballonte salla, duke u detyruar të dilnin jashtë sallës një sasi të madhe njerëzish për shfaqjen në vijim.

Xhuliano erdhi në USA mbasi fitoi një talent based scholarship dhe studioi në New York Film Academy, në Los Angeles. Mbas përfunidimit të studimeve në NYFA, kaloi me sukses audicionin për të marrë pjesë në shkollën dhe grupin improv më të njohur “The groundlings”. With alumni like Jack Black , Melissa Mc Carthy, Lisa Kudrow and many more. Ka marrë pjesë në filma të ndryshëm në këtë periudhën e fundit.  Filmat që janë të vendosura të paraqiten në Netfilix nga Janari i 2017 jan 2. I pari është drama Trip House, një histori e vërtetë, që zhvillohet në 1970 në Los Angeles, rreth një doktori me probleme mendore, që sillet nëpër të madhen Sunset boulevard dhe mbledh ato personat që kanë humbur rrugën e tyre në jetë dhe gjenden pa qëllime dhe arritje. Mbi to eksperimenton droga dhe medikamente të ndryshme, duke kaluar limitet e humanes. Filmi tjetër, ku merr pjesë, është një docu-komedi e jashtëzakonshme e titulluar “Cosplay Universe”, me njëpafundësi personazhesh komike të moshave të ndryshme.

Ky projekt ka filluar xhirimet me kohë dhe përfundoi në fillimet e qershorit të këtij viti. Një nga legjendat më të mëdha në Hollywood merr pjesë në këtë projekt, i madhi Stan Lee, që është krijuesi i betes Marvel (Avangers, Iron Man, Spider Man ect.) Dhe ky projekt do transmetohet në Netflix, në Janar të 2017.  Gjatë kësaj kohe po punon në realizimin e një comedy TV Show, të krijuar nga vetë Xhuliano, ku bazohet pothuajse 80% në ngjarje të vërteta. Në takimin e dy personazheve ekstremisht të ndryshëm me njëri-tjetrin, por që për një arsye apo tjetër bëhën shokë të mëdhenj dhe përkrahin njëri-tjetrin në realizimin e qëllimeve të tyre në jetë. Deri tani është në fazat e shkrimit të skenarit dhe në kërkimin e një mundësie për produksion. Gjithashtu ka një skenar të shkruar, që zhvillohet në Shqipëri rreth dy të rinjve që gjejnë njëri-tjetrin në rrethana të jashtimagjinueshme dhe që nga instiktet primare të mbijetesës dhe impulsit “Vrit, ose je i vrarë”, arrijnë të krijojnë një raport, ku sjellin dhe një herë tek njëri-tjetri aftësinë e “njeriut” për t’u kujdesur për atë që do. Që në Janar të këtij viti është në kërkim produksioni në Shqipëri, sepse do donte ta xhironte në Shqipëri dhe ta paraqesë në Oscar.

SHKARKO APP