Ylli Dylgjeri: Rama, ti je Duçja

Nga Ylli Dylgjeri-

Mbrëmë, kur gazetari Sokol Balla po përmbyllte emisionin e Tij, me të ftuar të rradhës edhe Edvin Ramën, me erdhi në mënd Ti drejtohesha edhe Unë
me një pyetje sarkastike që kish lidhje me situatën. Pyetjen ja drejtova Sokol Ballës në mënyrë që Ai ta pyeste më pas Ramën. Si përfundim, Sokol Balla, moderator, nuk ja drejtoi pyetjen time sepse Ajo ishte me shaka, dhe sipas Tij do tja dërgonte pas emisionit. Ndërkohë, Rama u tundua disi kur dëgjoj emrin e pyetësit, dhe pasi u mendua, ndërhyri e tha nën dhëmbë: Kush është ky?…Por pasi mblodhi veten iu drejtua studios se “Më kujtove atë filmin e realizmit socialist që fliste për shakatë e kripura të Duçes. Edhe ky si Ai është”. Kaq qe dhe u mbyll emisioni.
Meqë Ramës humori im i kujtoi batutën me Duçen te filmi i realizmit socialist, dhe Unë Duçen, po i kujtoj nje interviste të Tij të dhënë për drejtorin gazetes italiane “Libero”, Pietro Senaldi:
…” Në Shqipëri opozita është jashtë parlamentit, të terhequr mbi “malin Aventino”, siç thoni Ju italianët, shprehje e përdorur gjatë epokës së regjimit fashist
në Itali pas largimit të disa deputeteve nga parlamenti pasi ishin kundër fashizmit, por unë nuk jam Duçja” thotë Rama…
“Unë nuk jam Duçja” – u the italianeve atëhere me nxitim! Por kohët edhe persëriten. Dhe Ti e di që kur kërkon të përseritesh artificialisht historine, ajo te kthehet herën e dytë në komedi.Ti sot, si Duçja dje, ke shpallur shpallur Luftë! Ke shkuar rrezë malit të Dajtit. Ke hyrë në shtëpinë bunker! Ke izoluar tërë popullin brënda në shtëpi. Komandon me telefon, pa ligje, pa rregulla. Ke ndaluar jetën. Ke ndalur ekonominë. Ke nxjerre autoblindat rrugëve për të bëre një luftë imagjinare për…27-të të vdekur!
Masat janë shtypëse, autoritariste, dhe nuk kane lidhje me Pandeminë.Ti po diskriminon çdo ditë. Po shkel të drejtat e njeriut. Kështu të akuzoi edhe dje deklarata bombë e OKB-së.
Atëhere kush i ngjan më mirë Duçes?
Unë i izoluari në shtëpi prej më shumë se 40 ditësh,
pa rrogë, pa mbështetje, pa perspektivë jete, apo Ti
që ngërdhesh çdo natë TV-ve duke ndare e mbledhur urdhëra e paketa fondesh nga bunkeri i Surrelit?
Në fund, po të kujtoj se Luftrat përfundojnë me Tribunale në Gjykata Penale Ndërkombëtare.
A do ketë një Nurenberg shqiptar? Kjo është pyetja. Ndërsa për Duçen dhe Clara Petaccin, meqë me the
se me ngjan mua, po te kujtoj se ne fund u perpoqën
të ikin në Zvicër. Por Ti e di fundin… në Milano me kokë poshtë.
Kaq kisha. Më mirë Ti ishe përgjigjur pyetjes.

SHKARKO APP