Ylli Dylgjeri: Sistemi shëndetësor në kolaps!

Nga Ylli Dylgjeri –

U bënë ditë që ndjek në media strukturën shëndetsore në vend dhe nuk po kuptoj gjë.
Eshtë shpallur një Pandemi… Bota shëndetsore është shkundur. Po vdesin njerëz çdo orë, po infektohen çdo minut. Po tremben çdo çast.
Ndërkohë po derdhem miliarda në botë e kudo ku shfaqen vatrat e reja të kësaj flame të pa dëgjuar.

Po Ne? Ku jemi Ne? Thuhet se janë hedhur mbi 3 milion euro. Uaaaaaa! Me një arithmetikë të thjeshtë i thonë 1 euro për shqiptar. 1 kondom bën më shumë. Më tej, kemi edhe dy zedhenesa, një nga Surreli dhe
një nga Brati. Kemi dhe numrim 127!
Po sistemi parësor ku është? Ku është qendra shëndetsore? Ku është mjeku i familjes? Mjeku i familjes i Hitlerit u rrëmbye nga amerikanët për të marrë vesh nga vuante Ai. Po Ne pse i kemi?!
Ato që shoh sot çdo natë janë administratë nga shëndeti publik që dalin në TV e flasin për pacientë imagjinarë që janë vetëngujuar në shtëpi dhe presin përgjigjen kur ti vij.
Po përgjigja?
Dro vje, dro svjen ! Është nis…Më tej.
Shoh policë e ushtri rrugëve bosh që kontrollojnë makina në situatën Shtet Rrethim.
Ndëkohë nuk po shoh kërkund shërbimin me pacientët e sëmurë. Spo shoh krevat me të sëmurë! Ku janë mjekët që gdhinë pavioneve? Ku janë infermieret sy pa gjumë?
Në mëngjezin që vjen dëgjoj sërrisht që numri i të infektuarve rritet dhe qe do të rritet e rritet se kështu e thotë Kryeministri i ngujuar në shtëpi e që di gjithshka. Po pres neser të më thote edhe sa janë të infektuar nga PD, LSI, PR, PPDNj!
Orët ecin e sërisht dëgjoj vetëm vetëm thirrjen: Rrini në shpi e lani duart! Nuk po shoh fytyra të lodhura, të vrara, të pa gjumë që shërbejnë. Shoh vetëm gra të vrara në moshë, me vathë, grim inkadeshent, bluza të kuqe që bëjnë zëdhënësin në banaqe e Ministri. Gratë më sqarojnë se çduhet të ndodhë e jo ç’po ndodh në këtë vend!
Shoh sërisht vetëm titullarë të lartë të Ministrisë së Shëndetsisë të kapardisur e të kollarisur, që japin deklarata lartë e poshtë. Dëgjoj zëdhënësin Brataj te 127 që edhe pse është kreu i Urgjencës Shëndetsore rri me kostum e kollare e në fund plas bombëm” bëni derman vetes se 127 nuk merret me Ju të gjithë! Mos na bllokoni linjat! Tamponët nuk bëhen në shtëpi! Dëgjoj Ministren dhe Rektorin që bëjnë thirrje për vullnetare të sistemit kur pa punë në pritje janë mbi 800 mjekë e infermierë. Dhe si të mos mjaftoj vullnetarizmi i kërkojnë vullnetarëve edhe aplikim online ! Haaaaaa.
Edhe vullnetar edhe aplikoni!
Kjo është situata e javes së parë.
Në fund bilanci: 1 i vdekur dhe 38 të infektuar. Do rritet prap numri në javën tjeter. Kështu e tha doktor Adhamudhi.

Shënim: Deklarata e plotë e Skender Brataj

Nëse keni ardhur nga një vend i prekur nga koronavorus, ose keni qenë në Shqipëri në kontakt me persona të konfirmuar me koronavirus, jeni të lutur të qëndroni në shtëpi për 14 ditë. Çdo qytetar që në banesë do të shfaqë shenja dhe simptoma, të ndjekë këto këshilla. Nëse do të ketë temperaturë, të paktën për 2 ditë, mbi 38.5, është e këshilluar ta trajtojë atë me paracetamol, nga 500 deri në 1000 miligramë, për të rritur është 1000 miligramë.

Nëse pas dy ditës nuk kontrollohet temperatura, mund të përdorni brufen 400 apo 600 miligramë dhe mund ta bëni edhe nëpërmjet këshillimit me mjekun apo pediatrin. Nëse do të keni kollë, mund të përdorni shurupe të ndryshëm, që përdoren për qetësimin e kollës. Nëse do të keni dhimbje fytit, mund të përdorni spraj, propolis, gargarë, paracetamol apo brufen. Mund të përdorni edhe kompleks vitaminash. Lëngje frutash, çaj, ushqime të shëndetshme, fruta dhe perime.
Nëse do të keni vështirësi në frymëmarrje, jo nga paniku, atëherë merrni numrin 127 për t’u këshilluar me mjekun. Nëse do të përkeqësohet, mund të ketë nevojë për terapi me antibiotik që mund ta merrni nga mjeku i familjes. Nëse përkeqësohet merrni 127 dhe do vijnë ekipet për t’ju dërguar në spital. Nëse do të keni ethe, është një nga gabimet që bëhet duke i mbuluar me batanije, por do të thotë që në atë moment trupi porrit temperaturën për të luftuar mikrobin në organizëm, nuk duhet të mbulohemi por të zhvishemi dhe të trajtojmë rritjen e temperaturës.
Nëse temperatura është 39 apo 40, mund të përdorim edhe kompresat me ujë të vakët, sidomos tek fëmijët në rrëzën e kofshës, në sqetulla dhe ballë. Nëse do të keni diarre merrni loperamid, ose buskopan. Duhet të kujtoheni për protokollin e higjienës personale. Ruani qetësinë, jemi bashkë. Ajros ambientin, dezinfekto mobiliet, laji duart as amë shpesh, përdor maskën nëse jen në grup me njerëz. Ruaj distancën nga njerëzit. Simptomat do t’i trajtojmë së bashku, por nuk duhet të themi më shumë nga sa kemi sepse shkuarja në spital mund t’ju infektojë.

Lexoni edhe

Shkon në 38 numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend

Temperaturë dhe dhimbje fyti? Shefi i urgjencës: Si të kuroheni në kushte shtëpie

“Është vetëm fillimi!” Mjeku infeksionist: Ky virus ka frikë vetëm kujdesin e disiplinën

Covid-19/ Majko: Kjo situatë nuk është çështje ditësh! Durim dhe kurajo!

Ambasadorja Kim uron Ditën e Verës: Le të mbajmë distancë fizikisht,

Dom Gjergj Meta, qeveritarëve: Sigurohuni të mos mungojë sapuni dhe uji, lini mjekët të flasin

Këshilla e pedagoges shqiptare në Oxford: Ja pse sapuni vret virusin më mirë

SHKARKO APP