Ylli Dylgjeri: U hapën negociatat për në BE!
Nga Ylli Dylgjeri –
Nuk di si tua përshkruaj ato çaste o miq. Një festim i paparë! Po tundej dheu.Tërmeti i fundit 7.5 ballë u harrua nga thirrjet frenetike në mikrofon të udhëheqësit modern Taulant Balla: Fitoreeeeee! U hapëëëëën! Festëëëë!
Skenari i pritjes së LIDERIT ishte shkruar për tërë natën nga vetë Ai që e ideoi, sakrifikoi, drejtoi, kurorëzoi, dhe në fund firmosi këtë fitore historike të Shqipërisë.
Busti i Liderit Global po derdhej i tëri në çokollatë në sheshin Skënderbej, aty ku dikur rrinte diktatori mbi një piedestal betoni.Deri tani skemi parë gjë, tani do të shohim lëpirje në çokollatën Ed.
Tapeti i kuq ishte shtruar nga Rinasi në Qëndër.
Tirana po skuqej nga dekori, dritat, fishekzjarret dhe buçimat e këngës që drejtohej nga dora e dirigjentit Fon Er Velija.
Ndërkohe, Opozita po nxihej nga romuzet e Elisa &Co. Karikaturat me figurat e udhëheqësve të saj na kujtonin Daj Samin në festat e komunizmit. Fonia po përsëriste pa fund premtimin e Liderit Global me mjekër:
“Me çizme, pa çizme, me taka, pa taka, me këpucë, pa këpucë, Ne do ti hapim negociatat, Ne do ta bëjmë antare të bashkimit Europian!”
Në këtë atmosfere elektrizuese, autobuzi i kuq dykatësh, mbante në bordin e tij kombëtaren Qeverisëse, që së bashku me një takëm ambasadorësh, me duart lart, e me “buzeqeshje Gent Cake” përshëndesnin popullin e elektrizuar. I vetmi Ambasador i hutuar, ishte Ai i OSBE që në shashtisje të plotë nga turma ngrinte gishtin e mesit.
Prap thirrje: Europë, Europë! Kënga ushtonte anekand sheshit me të bukur te saj:
Tirana e kuqe,
Tirana e Partisë,
Gjysma e Erion Velisë!
Në mes tyre, kamerat e TV te Aleksander Frangajt po fiksonin me kostumin roze filantropistin Alexandër Sorros…të ardhur enkas për të kurorëzuar lodhjen e viteve të babait, gjyshit, dhe Atij ne këto 30 vjet.
E kështu do kalonin orët, mes thirrjeve, gëzimit, shampanjës dhe ambulancave që shoqëroni të dehur
e të tredhur për ndihmën e shpejt në spitalet e kryeqytetit…
Ndërkohë mëngjezi po zbardhte.
U zgjova i trembur. Çuçi, maçoku, sapo e kishte bërë përmjerjen e parë. Bashkë me erën e saj, një radio njoftonte larg një lajm:
…Shqipërisë dhe Maqedonisë, nuk i ishin hapur negociatat nga BE. Kisha qënë në endër…
Çohem i trembur! Shkoj dhe unë në tualet…