Zaev: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare priten në fund të tetorit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka konfirmuar se zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen në fund të tetorit të vitit të ardhshëm.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, Zaev tha se ato të do të mbahen 45 ditë para zgjedhjeve të rregullta.

Kryeministri maqedonas tha se qëllimi i qeverisë është të tregojë se çfarë domethënie kanë në ekonomi dhe rritjen e vendeve të punës ndikimi i BE-së dhe NATO-s.

SHKARKO APP