Zbardhet marrëveshja e Stalinit me Hitlerin

Një fondacion jofitimprurës i Kujtesës Historike të Rusisë, në bashkëpunim me arkivin historik të ministrisë së Jashtme të këtij vendi, bëri publike për herë të parë dokumentet e marrëveshjes gjermano-sovjetike të 23 gushtit 1939 që dy vendet të mos sulmonin njëri-tjetrin.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Jashtëm i Gjermanisë naziste, Joachim von Ribbentrop, dhe Ministri i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik, Vyacheslav Molotov Mikhailovich, më 23 gusht, 1939. Janë dokumente të rëndësishme historike që hedhin dritë mbi detajet e rëndësishme të periudhës së trazuar. Deri më tani hulumtimi historik mbi paktin Molotov-Ribbentrop, ishte bazuar në tekstet gjermane.

Marrëveshja e dy palëve parashikonte detyrimin e palëve për të mos sulmuar njëra-tjetrën në rast se njëra përfshihej në luftë. Bazuar në këtë pakt, rusët lejonin praktikisht Gjermaninë për të pushtuar Poloninë dhe pastaj Evropën Perëndimore, pa u brengosur për mundësinë e luftës në dy fronte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu u sqaruan edhe sferat e ndikimit të secilës palë ku Bashkimi Sovjetik merrte përsipër vendet e Baltikut, përveç Lituanisë, Finlandës dhe Rumanisë. Të dhënat historike gjithashtu tregojnë një detaj të rëndësishëm për Josif Stalinin, i cili ktheu sytë nga Gjermania dhe Adolf Hitleri pas refuzimit të një aleance antinaziste nga Perëndimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?